Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Arbresh.info se në këtë mbledhje pritet të miratohet lista me qendrat e votimit, të cilat do të hapen për zgjedhjet e 23 prillit në veri të vendit.
“Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, tha ai.
Mbledhja është paraparë të mbahet nga ora 13:30./Arbresh.info/
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’