Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e mbajtur sot me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë.
Vela përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Vuçiqi është duke e keqpërdorur Listën serbe për të nxitur tensione në Kosovë.
Sipas tij, presidenti serb është duke vepruar në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për targat.
“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS”, ka thënë ai.
Vela po ashtu theksoi se Vuçiq, është duke bërë kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë nga veriu i Kosovës, kjo pasi siç ka shkruar shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Osmani”./Arbresh.info/
Serbia’s President continues to (mis)use Srpska Lista to stoke tensions in Kosovo:
⛔️ Acts against article 1 of the agreement with Kosovo on recognition of RKS car plates
⛔️ Makes illegal request for removal of 🇽🇰 Police from north Kosovo
⛔️ Seeks to block April 23rd elections pic.twitter.com/8KVozUEP1E
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 13, 2023
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...