Mane do t’i kërkojë falje Sanes për grushtin në zhveshtore

14:43 | 13 Prill 2023
Emir Abduramani

Sadio Mane sot do t’u kërkojë falje shokëve të tij të Bayernit e posaçërisht Leroy Sane-s të cilin e goditi në fytyrë pas humbjes nga Manchester City.

Sulmuesi senegalez dhe ai gjerman luajtën së bashku rreth 20 minuta ndaj “Citizens” në Ligën e Kampionëve, ku pas humbjes së një rasti për shënim, ata filluan ‘përplasjen” me fjalë, gjë e cila nuk mori fund aty.

Sipas medieve gjërat u përkeqësuan sapo arritën në dhomën e zhveshjes, kur afrikani përfundoi duke goditur shokun e tij të skuadrës në fytyrë.

U desh që  të intervenojnë anëtarët e tjerë të skuadrës së Bayernit, të cilët nuk po e besonin se çfarë ndodhi.

Sipas “Sky Germany”, Mane sot do t’i kërkojë falje Sane-s, shokëve të tij të skuadrës dhe Bayernit gjatë stërvitjes që ata i zhvillojnë sot.

Ndërsa, drejtuesit e ekipit janë takuar dje dhe po shqyrtojnë një shumëllojshmëri ndëshkimesh duke përfshirë një gjobë financiare, pezullim dhe madje një dalje potenciale nga skuadra këtë verë.

 

Të ngjashme