Rama: Kemi filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re

14:26 | 13 Prill 2023
A. B.

I pari i  Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re të mesme “7 shtatori”.

Rama përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se për të është kënaqësi që të tregojë se i kanë filluar punimet e këtij institucioni arsimor.

“Bashkë me drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, dhe drejtoreshën Besianë Musmurati, kemi nisur këtë projekt me shumë zell dhe entuziazëm”.

“Jemi të lumtur që po bëjmë hapin e parë drejt realizimit të kësaj shkolle dhe presim me padurim ndikimin pozitiv që kjo shkollë do të ketë në nxënësit dhe komunitetin tonë. Dëshirojmë t’ju falënderojmë të gjithë anëtarët e ekipit që kanë ndihmuar në fillimin e këtij procesi”, ka thënë Rama. /Arbresh.info/

Të ngjashme