Arrestohet portieri izraelit, akuzohet për sulm seksual

13:40 | 13 Prill 2023
A. B.

Portieri i Kombëtares së Izraelit, Boris Klaiman është arrestuar me akuzën e sulmit seksual.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”.

32 vjeçari u arrestua me akuzën e sulmit seksual ndaj një studenteje belge 17 vjeçare në një bar të Athinës teksa mbante me vete edhe drogë.

Portieri i klubit Volos u arrestua së bashku me bashkëlojtarin Rodrigo Escoval pas incidentit që ndodhi rreth orës 02:00 të natës të martën në Kolonaki.

Burimet thonë se viktima ishte duke e vizituar kryeqytetin grek në një udhëti edukativ.

Klaiman e sulmoi vajzën në seksionin VIP në Skoufa Street, njofton mediumi grek Nova Sports.

Vajza pretendoi se Klaiman e ngriti fundin e saj dhe ia preku kofshët përpara se ajo ta largonte.

Së bashku me Escoval, i cili është liruar nga policia, portierit izraelit i është shkëputur kontrata me Volosin nga presidenti Achilleas Beos.

Ish-portieri i Hapoel Tel-Aviv, i cili e ka hedhur poshtë këtë akuzë, do të prëballet sot me gjyqin./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme