Jakup Krasniqi në gjendje jo të mirë shëndetësore, kërkohet largimi i tij nga seanca

12:33 | 13 Prill 2023
Emir Abduramani

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është parë në një gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën e sotme të Gjykatës Speciale.

Kështu ka bërë të ditur avokatja e tij, Alexewandri Alagendra, gjatë seancës.

Ajo ka thënë se nëse Krasniqi vazhdon të jetë në këtë gjendje, do të duhet të largohet nga seanca.

“Z.Krasniqi nuk ndihet shumë mirë për momentin. Mund të qëndroj edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj. Por nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet”, tha avokatja e Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme po vazhdon dëshmia e dëshmitares së parë, e cila po jep dëshmi që nga dita e martë. E gjithë seanca, gjegjësisht pyetjet ndaj saj dhe përgjigjet e saj kanë qenë të mbyllura për publikun.

Të ngjashme