Jon Musliu, Atomist nga Kosova është pranuar në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së (US Air Force Academy).
Kjo është bërë e ditur nga Instituti Atomi, përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se ky sukses kulminant i Jonit para së gjithash është rezultat i potencialit intelektual, punës dhe përkushtimit të tij.
“Veç këtyre, ky sukses i tij do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Akademia e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është akademi e shërbimit ushtarak që ndodhet në Colorado Springs dhe ofron edukim universitar të oficerëve për Forcat Ajrore.
Akademia është e njohur për programet e saj rigoroze akademike dhe ka një mision unik pasi ofron një edukim të specializuar për oficerët e ardhshëm të Forcave Ajrore. Kjo akademi është një nga institucionet më prestigjioze dhe më të njohura të këtij lloji në botë.
“Prandaj, Instituti ATOMI iu shprehë mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuar në realizimin e potencialit të Jonit dhe në arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm nga ana e tij. Instituti ATOMI i uron Jonit shumë suksese gjatë akademisë dhe karrierë profesionale të shkëlqyeshme në të ardhmen!”, thuhet mes tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi