Google ADS

Rreshter majori i FSK-së priti në takim zyrtar rreshter majorin e ushtrisë sllovene

11:51 | 13 Prill 2023
E.H

Rreshter majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bedri Zuka, priti në takim zyrtar rreshter majorin e ushtrisë sllovene, Daniel Kovac.

Siç njofton FSK, të dy rreshter majorët, diskutuan rreth mundësisë së thellimit të bashkëpunimit në nivel të nënoficerëve, siç janë; pjesëmarrja në konferencat e kartës së Adriatikut, trajnime të zhvillimeve të karrierës dhe ato profesional si dhe pjesëmarrja në gara ushtarake, të cilat fokus kanë zhvillimin e nënoficerëve në nivel profesional dhe taktik.

Gjatë takimit u diskutua edhe për shkëmbimin e nënoficerëve në nivel të Akademive Ushtarake, mundësi kjo e cila do të kishte rol kyç në avancimin e nënoficerëve të FSK-së.

Rreshter major Zuka, e falënderoi Rreshter majorin Kovac për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ushtria sllovene ka pasur ndër vite në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme