FSK realizon ushtrimin fushor “Steel Live Alpha” në Aeroportin e Gjakovës

11:47 | 13 Prill 2023
E.H

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha” në Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës.

FSK njofton se qëllimi i këtij ushtrimi është që pjesëtarët e FSK-së të jenë sa më të trajnuar në aspektin taktik.

“Me qëllim që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jenë sa më të trajnuar në aspektin taktik, Kompanisë 2A e Regjimentit të dytë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha” në Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës duke praktikuar qitjen me municion real luftarak në nivel skuadre dhe togu”, thuhet në njoftimin e FSK-së në rrjetin social Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme