Balla nga Kuvendi i Shqipërisë: Kemi mbledhur firmat për të zhbërë raportin e Dick Marty

11:44 | 13 Prill 2023
A Z

Kreu i Grupit Parlamentar të partisë socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur Tritan Shehut i cili përmendi Kosovën dhe mbështetjen që do duhej dhënë nga Shqipëria, tha se gjithçka është gati për të zhbërë raportin e Dick Marty-t.

Ai u shpreh se firmat janë mbledhur nga më shumë se 5 vende dhe nga 20 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KiE.

“Lidhur me sa u kërkua nga deputeti Shehu në mënyrë të përsëritur unë besoj se Kuvendi e ka adresuar çështjen. Lidhur me pretendimet dhe shpifjet se gjoja gjatë luftës ka pasur krime kundër njerëzimit, këto janë të padrejta. Mbështesim krerët e UÇK. Dje Kosova ka miratuar 14 Prilli do të lidhet gjithmonë me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mendoj se kjo duhet të ishte ngritur si diskutim sot nga opozita. Mos bëni politikë me Kosovën. Firmat janë mbledhur tashmë, nga më shumë se 5 vende dhe numri minimal i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që është 20.

Ne po ecim përpara me rezolutën, po kur shkojmë nga Kosova tek paratë e fushatës është groteske (referuar fjalës së Shehut).

Ju këshilloj të bëni dhe ju si ne, mbillni pemë.”– tha Balla.

 

Të ngjashme