Kryetari i Komunës së Budvës, Milo Bozhoviq, është arrestuar në një aksion policor që po zhvillohet sot në disa qytete malazeze.
Arrestimi është kryer nga zyrtarët e Departamentit të Policisë Speciale me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, dhe Bozhoviq është arrestuar në shtëpinë e tij në qendër të Budvës.
Siç raporton mediumi malazez vijesti.me, arrestimet kanë nisur në ora 4 të mëngjesit të sotëm në në Budva, Cetinje dhe Podgoricë.
“Sipas urdhrit të Prokurorisë Speciale të Shtetit, me mbështetjen dhe ndihmën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Zbatim të Ligjit – EUROPOL, Departamenti i Policisë Speciale, me ndihmën logjistike dhe operative të Njësisë Antiterroriste të Policisë, ndërmerr masa dhe veprime në kuadër të hetimeve në dy lëndë penale. Për privimin e mundshëm të lirisë së personave të caktuar dhe për rezultatet e masave dhe veprimeve në vazhdim publiku do të informohet me kohë”, tha prokurori i shtetit dhe zëdhënësi Vukas Radonjiq, transmeton Arbresh.info.
Nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Budvës kanë thënë se Bozhoviq nuk është arrestuar, por se Prokuroria e ka thirrur në pyetje.
Sipas TVCG-së, Bozhoviq akuzohet për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale!
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...