Irani ka varur 75 për qind më shumë njerëz më 2022 sesa vitet paraprake, thanë dy organizata për të drejtat e njeriut, duke dënuar “makinerinë e ekzekutimeve” që synon të përhapë frikë në shtetin që është mbërthyer nga protestat.
Sipas organizatave, të paktën 582 ekzekutime janë kryer vitin e kaluar, që është shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2015. Më 2021, ky shtet kishte ekzekutuar 333 persona, thanë organizatat Iran Human Rights (IHR) – me seli në Norvegji – dhe Together Against the Death Penalty (ECPM), me seli në Francë.
Viti i kaluar u përshkrua me shpërthimin e protestave mbarëkombëtare, pasi Mahsa Amini, 22 vjeçe, vdiq në shtator teksa po mbahej në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së shamisë së kokës.
Autoritetet u përgjigjën duke shtypur protestat dhe duke dënuar me varje katër persona për shkak të protestave, duke nxitur pakënaqësi në komunitetin ndërkombëtar.
Mahmood Amiry Moghaddam, drejtor i IHR, tha se përderisa reagimi ndërkombëtar ishte për të mbajtur nën vëzhgim ekzekutimet për shkak të protestave, Irani vazhdoi me ekzekutimet për çështje të tjera penale, duke frikësuar popullatën.
“Reagimet ndërkombëtare për dënimet me vdekje të protestuesve e kanë bërë të vështirë për Republikën Islamike që të vazhdojë me ekzekutimet”, tha ai.
“Për të kompensuar këtë dhe me qëllim që të nxisin frikë në mesin e popullatës, autoritetet kanë intensifikuar ekzekutimet për veprat penale që nuk janë të lidhura me çështje politike”, shtoi ai.
Në raport u tha se pasi katër burra u ekzekutuan për vepra penale të lidhura me protestat, edhe 100 protestues të tjerë ende rrezikojnë të ekzekutohen pasi janë dënuar me vdekje apo përballen me akuza, për të cilat parashihet dënimi me vdekje.
Në raportin e dy organizatave u tha se ka rritje të madhe të ekzekutimeve që lidhen me akuzat për drogë.
Sipas të dhënave të dy organizatave, mbi gjysma e ekzekutimeve janë kryer pas nisjes së protestave dhe 44 për qind e ekzekutimeve të regjistruara më 2022 ishin të lidhura me akuza të lidhura me drogë.
Në raportin e dy grupeve për të drejtat e njeriut thuhet se 30 për qind e të ekzekutuarve ishin myslimanë sunitë të minoritetit baluç.
“Dënimi me vdekje është pjesë e diskriminimit sistematik dhe shtypjes së madhe që përballen minoritetet etnike në Iran”, u tha në raport./REL
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...