Shtatë persona janë arrestuar në Drenas, si të dyshuar për përfshirje në një rrahje.
Sipas, Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në këtë komunë.
Në këtë rast, janë përdorur edhe shkopinj druri dhe thika.
Njoftimi i plotë i policisë:
Arrestohen shtatë persona për përfshirje në rrahje
Dje rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në stacionin e autobusëve në Drenas, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.
Në këtë rast nga mjete të forta (shkopinj druri, dyshohet edhe për mjete të mprehta) , ku anë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona dhe pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor./Arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”