Sektori bankar në Kosovë përmbylli vitin 2022 me fitim neto prej 140.3 milionë euro, që është vlera më e lartë e realizuar që nga themelimi i sektorit bankar.
Kështu thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) “Vlerësimi tremujor i ekonomisë”.
Sipas raportit, kjo performancë e sektorit u mundësua nga rritja më e lartë e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve.
“Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 370.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 15.0 përqind (15.4 përqind një vit më parë). Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 71.1 përqind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kontribuuan kryesisht në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit. Për më tepër, këtë vit, të hyrat nga interesi prej plasmanëve në bankat tjera dhe nga investimet në letra me vlerë janë rritur theksueshëm krahasuar me rënien me vitin paraprak”, thuhet në raport.
Ndërsa, kategoria e të hyrave nga jo interesi, kryesisht nga tarifat dhe komisionet, shënoi rritje shumë më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë, 8.0 përqind nga 31.0 përqind sa ishte deri në dhjetor 2021, dhe arritën vlerën prej 92.7 milionë euro.
Me rritje u karakterizuan edhe shpenzimet e sektorit, që shënuan rritje më të lartë vjetore kundrejt vitit paraprak prej 12.4 përqind nga 2.6 përqind, dhe arritën vlerën prej 230.0 milionë euro.
Kontributin në këtë diferencë e kishte rritja vjetore prej 12.1 përqind apo 14.6 milionë euro e shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative që kryesisht reflekton rritjen e shpenzimeve të personelit për 16.3 përqind (apo për 8.4 milionë euro).
Kjo rritje sugjeron presionin e inflacionit në korrigjim të pagave të punonjësve në sektorin bankar.Poashtu, kategoria e shpenzimeve të jo-interesit shënoi rritje krahas rënies në vitin paraprak, për shkak të rritjes së shpenzimeve për tarifa dhe komisione si dhe provizioneve për humbjet e kredive (17.1 përqind rritje apo 2.5 milionë euro rritje).
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...