Ministri i Jashtëm bjellorus bën thirrje për armëpushim në Ukrainë: Jemi në anën e paqes

08:56 | 13 Prill 2023
A. B.

Bjellorusia bën thirrje për një armëpushim në Ukrainë dhe bën kërkesë që mes dy vendeve të nisin negociatat.

Ministri i Jashtëm bjellorus Sergey Aleynik gjatë vizitës së tij në Hungari tha se Bjellorusia njësoj si Hungaria është në anën e paqes.

Më tej, shtoi se qëndrimi i Minskut është i qartë, ndërsa vuri në dukje se duhet të ndalet vrasja e njerëzve.

“Bjellorusia ashtu si Hungaria është në anën e paqes. Qëndrimi ynë është i qarta, duhet të ndalet vrasja e njerëzve”, theksoi ai. /Abc news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme