Google ADS

Mblidhet Kuvendi, në rend dite Projektligji për Prokurorin e Shtetit

07:19 | 13 Prill 2023
E.H

Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë plenare, pasi që dje nuk u zhfillua fare seanca në munges kourumi.

Pritet që seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Po ashtu në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit, shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave” dhe shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.

Kuvendi do të votojë edhe propozimin e GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme