Reali triumfon në “Santiago Bernabeu”, Milani me epërsi minimale

22:59 | 12 Prill 2023
Orgesa Haziri

Real Madrid ka arritur të mposht Chelsean në “Santiago Bernabeu” me rezultat bindës 2:0.

Skuadra angleze impresionoi gjatë minutave të parë, duke kërkuar me Joao Felixin dhe N’Golo Kanten që rrezikuan me kundërsulme të shpejta.

Dyshja e Realit, Karim Benzema dhe Vinicius Junior ishin ata që kombinuan për t’ia dhënë fitoren “Mbretërve”.

Vinicius depërtoi në zonë, por goditja e tij u prit nga Kepa megjithatë topi i devijuar përfundoi në këmbën e Benzemas që e zhbllokoi rezultatin.

Menjëherë pas golit, Raheem Sterling iu mohua goli i barazimit nga ish -portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, ndërsa Rodrygo dhe Valverde panë gjithashtu se tentativat dështuan.

Megjithatë, e gjithë puna e vështirë e Chelsea-t për të qëndruar në lojë u zhbë më pas kur Ben Chilwell u ndëshkua me karton të kuq.

Me një avantazh numerik, Madridi vazhdoi të bënte presionin duke shpresuar të arrinte golin e dytë dhe ky erdhi nga Marco Asensio, i cili shënoi vetëm tre minutash pas inkuadrimit.

Ndeshja e radhës zhvillohet në “Stamford Bridge”.

Fitore shënoi edhe Milani në “San Siro”, me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ismael Bennacer në pjesën e parë.

Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat portat mbetën të pa prekura për pjesën e mbetur të lojës.

Napoli e pati edhe më të vështirë rikthimin në lojë, pasi nga minuta e 75 mbeten me një lojtarë më pak, kur me kartonin e dytë të verdh u ndëshkua Andre Zambo Anguissa./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme