Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka shtruar iftar për miq dhe bashkëpunëtorë nga klubi “Demokracia Konservatore” në selinë e AAK-së.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se ndërtimi i Kosovës duhet të vazhdojë mbi parimin e bashkëjetesës ndërfetare.
“Në frymën e solidaritetit, shprehjes së dashamirësisë dhe harmonisë, virtyte që përçon ky muaj i shenjtë, kishim kënaqësinë që në të njëjtën kohë të zhvillojmë një diskutim përmbajtësor për perspektivat tona të përbashkëta.Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare. Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre