Napoli – Milan, Rrahmani luan nga minuta e parë

20:24 | 12 Prill 2023
Orgesa Haziri

Milani pret Napolin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Milani shpreson që Rafael Leao dhe Brahim Diaz të mund të përsërisin paraqitjet e tyre në Serie A kundër Napolit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Eljif Elmas luan si 9 false me Kvicha Kvaratskhelia.

Napoli ka një krizë lëndimesh në sulm, pasi si Victor Osimhen ashtu edhe zëvendësuesi i tij natyral Giovanni Simeone janë jashtë me probleme muskulore, ndërsa Giacomo Raspadori nuk është 100 për qind në formë.

Alternativa e vetme është Elmas si false 9.

Nga ana tjetër Olivier Giroud mbështetet sërish nga Leao, Brahim Diaz dhe Ismael Bennacer, ndërsa Pierre Kalulu është mjaftueshëm i aftë për stolin.

Zlatan Ibrahimovic, Aster Vranckx, Yacine Adli, Sergino Dest, Ciprian Tatarusanu dhe Tiemoue Bakayoko nuk janë në listën e skuadrës së Champions League.

Milan: Maignan; Kalabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Kruniç, Tonali; Brahim Diaz, Bennacer, Leao; Giroud.


Napoli: Meret, Di Lorenzo, Rrahmani, Minjae, Mario Rui, Anguissa, Lobotka, Zielinski, Lozano, Elmas, Kvaratskhelia.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Stadio Diego Armando Maradona të martën më 18 prill./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme