Rama thirrje bizneseve: Suksesi nga kapitali njerëzor, rrisni pagat për punonjësit

19:54 | 12 Prill 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të madh në Durrës për rritjen e pagës minimale.

Rama u bëri apel sipërmarrjeve të trajtojnë në mënyrë dinjitoze punonjësit e tyre duke rritur nivelin e pagave.

“Pavarësisht çdo gjëje tjetër, suksesi i një kompanie lidhet me kapitalin njerëzor, ata që punojnë çdo ditë. Fatmirësisht, ka edhe kompani si kjo që është model në trajtimin e punonjësve, ndaj e kemi zgjedhur për t’u thënë shumë të tjerëve se ka në Shqipëri sot një ndryshim shumë të madh për sa i përket vetëdijësimit se punonjësit duhen trajtuar mirë. Ka një rritje të rrogave në sektorin privat për shkak të kërkesës në rritje për krah pune”, tha Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme