Google ADS

Pronari i Chelsea parashikon fitore të thellë për skuadrën e tij

19:03 | 12 Prill 2023
Orgesa Haziri

Pronari i Chelsea-t, Todd Boehly, është i bindur në fitoren e skuadrës së tij.

Ai ka parashikuar se Chelsea do ta mposht Real Madridin me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve.

Chelsea përballet me Madridin në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma, me Los Blancos që shihen si favorit të fortë ndaj skuadrës së Frank Lampard.

Megjithatë, pronari amerikan Boehly mbështeti palën e tij për të shkaktuar një befasi.

Pas drekës së drejtorit të një klubi në kryeqytetin spanjoll, Boehly dha parashikimin e tij.

“Chelsea do të fitojë… 3-0”, tha ai.

Pronari gjithashtu këmbënguli që tifozët e Chelseat duhet të vazhdojnë të mbështesin ekipin:

“Kini shumë besim dhe ne do të fitojmë 3-0 sonte. Ne e shikojmë këtë si një proces shumë afatgjatë dhe kemi shumë punë për të bërë. Ne jemi të ngazëllyer për të ardhmen. E ardhmja është e ndritshme.”


Boehly mori Chelsean 11 muaj më parë dhe ka shpenzuar mbi 600 milion £ (723 milion dollarë) për nënshkrime të reja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme