Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Distriktin Ushtarak Jugor të Marinës Kineze dhe deklaroi se trajnimi dhe përgatitjet ushtarake duhet të intensifikohen, raportojnë mediat shtetërore.
Ai tha se është e nevojshme të përshpejtohet transformimi dhe forcimi i forcave të armatosura.
Jinping deklaroi se situatave komplekse duhet t’u përgjigjet në kohë dhe në mënyrën e duhur.
Marina kineze filloi dje stërvitjen luftarake rreth Tajvanit, vetëm një ditë pasi Pekini njoftoi përfundimin e stërvitjeve ushtarake mes tensioneve të rritura midis autoriteteve në Pekin dhe Taipei.
Presidenti Jinping tha se ai “do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin territorial të Kinës, të drejtat dhe interesat e saj detare dhe do të përpiqet të ruajë stabilitetin në zonat fqinje”.
Autoritetet kineze së fundmi njoftuan se një ‘destrojer’ amerikan po operonte në ujërat e saj territoriale rreth Detit të Kinës Jugore.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet po zhvillojnë stërvitjet e tyre më të mëdha të përbashkëta ushtarake mes shqetësimeve mbi politikat e Pekinit në rajonin Azi-Paqësor.
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,