Google ADS

Nëntë vetura të përfshira në një aksident në Çagllavicë

18:17 | 12 Prill 2023
K.B

Nëntë vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në Çagllavicë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se nga këto nëntë vetura të përfshira, tri kanë qenë në lëvizje, kurse gjashtë sosh të parkuara.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme