FFK pezullon Arben Zeqirin, dyshohet se ka kërkuar favore nga gjyqtarët

17:03 | 12 Prill 2023
Orgesa Haziri

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marr vendim të pezullohet delegati, Arben Zeqiri.

Sipas njoftimit të FFK-s, Zeqiri ka kërkuar nga gjyqtarët të favorizojnë Dritën.

“Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët. Ai gjatë tërë takimin dhe në meslojë ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët ‘bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët’”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Zeqiri është pezulluar deri në kompletim të lëndës./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme