Google ADS

Gashi për rastin e Sylës: Po të sulmohej një prokuror nga tre persona, a do të quhej lëndim i lehtë

13:53 | 12 Prill 2023
Diellza Gashi

Avokati Tomë Gashi i ka reaguar Prokurorisë lidhur me kualifikimin që i ka bërë rastit së sulmit të mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla. Rasti ndaj Sylës është kualifikuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se rasti i gazetarit Syla nuk mund të kualifikohet si rast me lëndim të lehtë trupor, shkruan arbresh.info.

Sipas tyre kualifikimi juridik është më i rëndë se sulmi i gazetarit.

Madje ai tha se në një shtet ligjor kjo gjë nuk do të duhej të ndodhte kurrë dhe nuk duhet të kualifikohej si lëndim i lehtë.

Gazetari Valon Syla gjatë mbrëmjes së djeshme është sulmuar nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Dhe pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme