Google ADS

Ska kuorum, shtyhet për nesër seanca e Kuvendit

12:39 | 12 Prill 2023
E.H

Seanca e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë që të fillonte në ora 12:00, por që u shty për nesër në mungesë kuorumi.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare që t’i thërrasin deputetët në sallë në mënyrë që të vërtetohet se a ka kuorum për ta vazhduar seancën.

Pas numërimit të deputetëve, ai ka bërë të ditur se vetëm 44 deputetë ndodhen në sallë, andaj ka konstatuar se nuk ka kushte për t’u mbajtur seanca.

Sot ishin në rend dite disa pika që ishin të papërfunduar nga seanca e kaluar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme