Këshilli për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj) ka dënuar sulmin e mbrëmshëm nga tre persona ndaj gazetarit Valon Syla, duke thënë i bëri thirrje organeve të rendit që sa më parë të kapen dhe të dënohen sulmuesit.
KMDLNj po ashtu bëri thirrje që institucionet të opinionistët me ligj, por se sipas tyre, vetë shteti ka kontribuar në përshkallëzimin e dhunës ndaj gazetarëve.
“Dhuna ndaj gazetarëve, krijues të opinionit duhet të mbrohet me ligj nga shteti e që, sidomos kohëve të fundit, shteti ka dështuar ta përmbush këtë detyrim ligjor madje, me disa paraqitje të papërgjegjshme vetëm ka kontribuar në përshkallëzimin e dhunës ndaj gazetarëve. Për më keq, kërcënime ndaj gazetarëve po bëhen edhe nga bartës të posteve me rëndësi në institucionet e Kosovës të cilat nuk po dënohen nga askush përveç se po zënë vend në raportet ndërkombëtare të organizatave që merren me të drejtat e gazetarëve dhe lirisë së fjalës dhe të shprehjes”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Tutje KMDLNj e inkurajoi gazetarin Valon Syla që të jetë aktiv dhe i pakompromis edhe në të ardhmen, “në mbrojtje së të vërtetës dhe afirmimit të lirisë së shprehjes”. /Arbresh.info/
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...