Google ADS

Vazhdon edhe sot dëgjimi i dëshmitares së parë nga Specialja në seancë të mbyllur

10:20 | 12 Prill 2023
Emir Abduramani

Ka vazhduar sot me dëshminë e dëshmitares së djeshme, seanca e Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dje filloi marrja në pyetje e saj nga Prokuroria, ndërsa sot asaj pyetje do t’i shtrojë ekipi i mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi.

Nga e tërë marrja në pyetje e kësaj dëshmitare të parë, asnjë dëshmi nuk do të dëgjohet  gjatë katër seancave të ardhshme nga publiku Asnjë pyetje ndaj gruas së panjohur dhe asnjë përgjigje e saj.

Kjo është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Speciale pasi ajo kërkoi të përfshijë materiale të reja në këtë seancë, në lidhje me dëshminë e dëshmitares së mbrojtur.

Seanca ka filluar në orën 09:00, por ajo transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.

Ndërkaq seanca do të vazhdojë edhe nesër në të njëjtin orar./Arbresh.info

VIDEO LIVE

Të ngjashme