Google ADS

Kapet me 40 doza kokainë në Tiranë, arrestohet 34-vjeçarja

09:25 | 12 Prill 2023
A. B.

Një 34- vjeçare është arrestuar në flagrancë këtë të mërkurë, pasi shpërndante lëndë narkotikë në Tiranë, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Gjatë operacionit policor “Komuna 2”, shtetasja D.B. është kontrolluar dhe i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë të cilën e kishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.

34-vjeçarja është arrestuar menjëherë, ndërsa Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja D. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë

Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja D. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme