Google ADS

Konjufca për sulmin ndaj Sylës: Kërkohet që organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm

07:25 | 12 Prill 2023
E.H

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut, dhe sipas tij nuk mund të tolerohet kurrsesi në një shoqëri demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha ky sulm është një krim dhe përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare.

“Ata kanë të drejtën e garantuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë për të kryer detyrën e tyre profesionale pa frikë dhe pa ndonjë censure apo presion të jashtëm. Sulmi ndaj tyre është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka shtuar se kërkohet që organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë.

“Solidarizohemi me Valonin dhe i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar tutje Konjufca./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme