Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit dhe analistit, Valon Syla.
Pacolli sulmin ndaj Syles e sheh si një shembull të tmerrshëm dhe mungesë ndaj fjalës së lirë.
“Sulmi i raportuar ndaj gazetarit Valon Syla është një shembull i tmerrshëm i mungesës së respektit dhe tolerancës ndaj lirisë së shtypit dhe të shprehjes në shoqërinë tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Në shkrimin e tij i pari i AKR-së ka thënë se e dënon këtë akt qyqar dhe kërkon nga autoritetet përkatëse që të ndjekin ligjin dhe të arrestojnë autorët e këtij sulmi dhe së nëse nuk respektojmë dhe nuk mbrojmë lirinë e shtypit, nuk mund të kemi një shoqëri të lirë dhe të drejtë./Arbresh.info/
lexo edhe:
Kerquki: Jam me Valonin në QKUK, sulmuesit e përcollën nga televizioni e deri në Breg të Diellit
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani