Sulmohet fizikisht gazetari Valon Syla

23:34 | 11 Prill 2023
K.B

Gazetari dhe analisti, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona.

Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Syla, i cili ishte pjesë e një emisionit në një debat në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Siç bëhet e ditur nga kolegët e tij tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur para një  lokali./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme