Pak çaste pasi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier u deklarua rreth plagosjes së serbit në Zveçan, ka reaguar ashpër Lista Serbe.
Sipas tyre, Milan Jovanoviq ka qenë viktimë e një sulmi të armatosur të forcave speciale të Kurtit.
Madje, ata hodhën kritika ndaj ambasadorit Hovenier, duke shtuar se kanë një qytetar të plagosur dhe ai (Jeff) është i shqetësuar.
“Për më tepër, ky nuk është rasti i parë në të cilin relativizohet sulmi ndaj serbëve dhe zvogëlohet përgjegjësia e kriminelëve. Duke vepruar kështu, është e qartë për të gjithë qytetarët tanë se ambasadorët e QUINT-it po bëjnë të kundërtën e asaj që është e nevojshme për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Hovenier, përmes rrjetit social “Twitter”, kërkoi hetim të plotë për rastin, duke thënë se duhet pritur rezultatet e hetimit, gjithmonë duke shtuar më pas atë se janë të shqetësuar me gjithçka që ka ndodhur./Arbresh.info/
lexo edhe:
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...