Xherdan Shaqiri ka folur për ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
Kosova është pjesë e grupit I së bashku me Zvicrën, Bjellorusinë, Andorrën, Rumaninë dhe Izraelin për të kërkuar një vend ne Kampionatin Evropian.
‘Dardanët’ kanë zhvilluar dy ndeshje në muajin mars, ndërsa rikthehen në aksion në qershor.
Teksa në shtator përballen me Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Në intervistën për ‘The Guardian’, Shaqiri ka thënë se ballafaqimi me Kosovën do të jetë një moment krenarie, duke u shprehur gjithashtu i bindur që do t’i bëhet një pritje e ngrohtë dhe se do të jetë moment shumë emocional.
“Unë luaj për Zvicrën. Por unë kam lindur në Kosovë dhe i dua të dyja vendet. Unë do të jap 100% për Zvicrën. Me siguri do të jetë një moment krenarie. Do të shijoj çdo moment duke luajtur atje, sepse e gjithë familja ime do të vijë. Do të jetë emocionuese për mua dhe jam i sigurt se do të kemi një pritje shumë të ngrohtë”, tha Shaqiri.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, më 9 shtator të këtij viti.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...