Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka vendosur që albumin e saj “Une jom ajo” që ishte planifikuar të lansohet këtë verë, të shtyhet për më vonë.
Dafina në Instagram tregoi edhe arsyet pse është bërë shtyrja e albumit, shkruan arbresh.info
Sipas saj arsyet janë pozitive dhe do të bëjë ndryshime të vogla në album.
“Kam planifikuar të publikoj albumin tim “Une Jom Ajo” këtë verë, por vendosa ta shtyja për më vonë. Arsyeja ime përfundimtare për ndryshimin e datës së lëshimit është sepse ka pasur një ndryshim të papritur pozitiv. Muzika ime zakonisht reflekton në emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim “Une jom ajo”. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re”, ka shkruar këngëtarja simpatikë në Instagram.
Dafina ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Cricket dhe mban titullin “Harroj”.
Ndonëse ende nuk e ka pranuar, flitet që këngëtarja shumë e dashur për publikun i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare me DJ Geek./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...