Google ADS

Mbrojta e Selimit kundërshtoi propozimin e Prokurorisë për pranimin e materialit të ri si prova shtesë

11:45 | 11 Prill 2023
Diellza Gashi

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në seancën e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK, Prokuroria ka kërkuar që të pranohen si prova- materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore, shkruan arbresh.info.

Por kjo kërkesë u kundërshtua nga avokati Geoffrey Roberts, mbrojtësi i Selimi, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si prova shtesë.

Megjithëkëtë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve lidhur me të njëjtat.

Në fazën e provave në këtë gjykim, personi i parë që ka nisur dëshminë është një grua. Por dëshmia e saj po jepet në një seancë të quajtur ndryshe si seancë private.

Po ashtu, dëshmia e dëshmitares së parë u njoftua se pritet të zgjasë katër ditë/Arbresh.info/

Të ngjashme