Vdes një pjesëtar i Policisë së Kosovës

10:03 | 11 Prill 2023
Diellza Gashi

Ka vdekur sot pjesëtari i Policisë së Kosovës, Besnik Deliu.

Vdekjen e Deliut e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, me anë të një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.

Sindikata ka lëshuar një telegram ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Besnik Deliu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegramin e kryetarit të Sindikatës së PK-ës, Imer Zeqirit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme