Google ADS

Vjedhje në një barnatore në Pejë, vazhdojnë hetimet

09:38 | 11 Prill 2023
Diellza Gashi

Është raportuar për vjedhje në një nga barnatoret në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, një person ka raportuar se gjatë mëngjesit së djeshme në barnatoren e tij, një apo më shumë persona kanë vjedhur barna, para të gatshme dhe DVR e kamerave, shkruan arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes janë dalë njësitë policore, kurse në lidhje me rastin është konsultuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme