Google ADS

Nisin hetimet ndaj gjyqtarit që dyshohet se goditi me bërryl Robertsonin

16:57 | 10 Prill 2023
Orgesa Haziri

Ndihmësi gjyqtari, Constantine Hatzidakis, është pezulluar pasi Federata e Futbollit ka nisur hetimet për një incident që ndodhi në ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit.

Mbrojtësi i “The Reds”, Andy Robertson iu afrua zyrtarit i zemëruar në fund të pjesës së parë dhe u duk se e shtyu atë ndërsa kalonte, derisa Hatzidakis reagoi duke e ngritur një bërryl dhe dyshohet që e goditi lojtarin.

Image

Organi mbikëqyrës i arbitrave, PGMOL, tha se nuk do të emërojë Hatzidakis në ndeshjet në asnjë nga garat gjatë hetimit të federatës.

Sipas BBC, karriera e Hatzidakis mund të jetë në rrezik.

Ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Liverpool përfundoi në një barazim 2:2./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme