Google ADS

Lëndohen tre persona nga rënia e ashensorit në Emshir

12:37 | 10 Prill 2023
E.H

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rënies së ashensorit në njërën nga ndërtesat në lagjen Emshir në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se në momentin e rënies së ashensorit brenda kanë qenë nëntë persona.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen “Emshir” në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor”, tha Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme