Granit Xhaka mesazh për rivalët: Ne jemi të bashkuar drejt objektivit tonë

11:57 | 10 Prill 2023
E.H

Lojtari i Arsenalit, Granit Xhaka pas lojës së mbrëmshme ndaj Liverpoolit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka motivuar shokët e skuadrës.

Mesfushori shqiptar insiston se ai me shokë janë të fokusuar totalisht tek objektivi i tyre, i cili është titulli i kampionit në Premier League, shkruan Lajmi.net

“Ne rigrupohemi, qëndrojmë së bashku dhe absolutisht e mbajmë fokusin tonë të plotë në objektivin tonë”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Kujtojmë që ndeshja e ardhshme e Arsenalit në Premier League është ndaj West Ham United, një derbi londinez që mund të përcaktojë gjithçka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme