Google ADS

Kush po kërkon që kjo makinë të njihet nga UNESCO?

14:31 | 22 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Banorët në Penzance të Cornëall janë duke bërë fushatë që kjo makinë e kthyer të marrë statusin e Trashëgimisë Botërore nga Unesco. – transmeton arbresh.info

Ata kanë hapur një faqe në Facebook ku kërkojnë që Corsa e bardhë e kthyer mbrapsht të njihet nga organizata kulturore e Kombeve të Bashkuara.

Kriter kyç që një objekt të hyjë në listën e Trashëgimisë Botërore është të ketë vlera të jashtëzakonshme universale.

Kjo nuk e bind faqen në Facebook e cila insiston se makina ka qëndruar aty për javë të tëra dhe meriton të njihet nga Unesco si zonë kulturore që krahasohet me objektet si Stonehenge dhe Koloseumin./arbresh.info

2232-1iupokn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme