I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ripërseritur qëndrimet pas takimit me 4 prill me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel.
Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka thënë se të dy palët në kuadër të takimit diskutuan për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale.
Lidhur me takimin, Lajçak e ka informuar edhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
“Këtë javë isha i zënë me takime në Bruksel, ku organizuam një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve. Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale”, ka shkruar Lajçak.
“U takova gjithashtu me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Ishte mirë të flitej për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Unë gjithashtu e informova atë për takimin e dialogut dhe të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun”, ka thënë ai.
Takimi i radhës në nivelin e lartë pritet të zhvillohet më 22 prill./Arbresh.info/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...