Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mund të planifikojë vizitën e tij të parë në Gjermani që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Gazeta gjermane Bild.de raporton se presidenti ukrainas planifikon të udhëtojë në qytetin Aachen muajin e ardhshëm për të marrë çmimin Charlemagne.
Çmimi do t’i jepet presidentit dhe popullit ukrainas për “heroizmin” e tyre.
Organizatorët kanë vlerësuar më parë “guximin dhe lidershipin” e Zelenskyy dhe thanë se populli ukrainas “meriton njohjen më të madhe për mënyrën se si po mbrojnë lirinë dhe demokracinë”.
Bild thotë se kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbajë një fjalim në ceremoni si edhe gjithashtu është planifikuar që Zelensky të shkojë personalisht në Aachen.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë