Google ADS

Dita e Kushtetutës, Tahiri: U shkel nga qeveria, nuk përmendet në marrëveshje me Serbinë

17:29 | 9 Prill 2023
E.H

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri u shpreh se me marrëveshjen e arritur me Serbinë së fundmi, Qeveria ka shkelur Kushtetutën dhe sipas saj, duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Këto komente Tahiri i ka bërë pikërisht në 15 vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës.

“Sot Dita e Kushtetutës të shtetit tonë. U shkel nga qeveria, nuk përmendet ne marrëveshje me serbinë, madje as per asociacion dhe vetmenaxhim per pakicën serbe. Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar ajo në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme