Prishtina e Gjilani pësojnë humbje, Llapi vazhdon me fitore

17:00 | 9 Prill 2023
Orgesa Haziri

Janë zhvilluar edhe tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, ku ka pasur befasi të mëdha.

Prishtina është mposhtur në shtëpi nga Dukagjini me rezultat të ngushtë 1:1.

Autogola e mesfushorit të Prishtinës, Muhamedin Useini e zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë.

Por, skuadra nga kryeqyteti arriti ta barazoj rezultatin me Mergim Pefqelin që rregulloi gabimin e bashkëlojtarit.

Megjithatë mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën deri te fitorja me golin e Altin Merlaku.

Pas kësaj humbje Prishtina bie në vendin e pestë me 38 pikë, kurse Dukagjini është një pozitë më poshtë me po aq pikë.

Rezultat i papritur erdhi edhe në pëballjen ndemjet Ferizajt e Gjilanit.

Ferizaj arriti që të largohet nga zona e rrezikshme duke fituar me rezultat 2:0.

Gentrit Halili dhe Ramusa ishin heronjtë e vendasve me nga një gol të shënuar në çdo pjesë.

Gjilani nga minuta e 58 luajti me një lojtarë më pakë, pasi Elton Cale u ndëshkua me të kuq.

Ferizaj tani gjendet në vendin e shtatë, kurse Gjilani mbetet në të tretin.

Në ndeshjen e fundit Llapi fitoi me rezultat të thellë përball Drenicës.

Gerhard Progni, Alef Firmino, Festim Alidemaj dhe Albion Kurtaj shënuan nga një gol secili për t’ia siguruar fitoren 4:0 skuadrës nga Podujeva.

Me këtë fitore Llapi shfrytëzon humbjen e Prishtinës dhe ngjitet në vendin e katërt, kurse Drenica mbetet në vendin e fundit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme