Për ushtrimin e dy grupeve radikale serbe në Rashkë të Serbisë, për të destabilizuar situatën në veri të Kosovës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve komunale për 4 komunat që janë me shumicë serbe, e ka pranuar edhe kryetari i Partisë të Serbëve të Kosovës (PSK), Aleksandar Jabllanoviç.
Sipas Jabllanoviçit, këtë e ka dëgjuar nga qytetarët në Leposaviç, por që vet nuk ka arritur ta vërtetojë, por duke e njohur mirë këtë parti pasi që ishte edhe vet pjesë e tij, ai tha nuk është më mister dhe sekret se janë të prirur ndaj metodave të dhunshme, këtë e kanë vërtetuar në dhjetor.
“Unë personalisht nuk kam asnjë informacion të drejtpërdrejtë apo të tërthortë për këtë, por ajo që kam mësuar si person që merrem me politikë këtu ndër vite dhe para se të isha në konflikt me dikë, mund t’ju them për Listën Serbe se nuk mund të shpresojë më në asgjë dhe se nuk është më mister dhe sekret se janë të prirur ndaj metodave të dhunshme, këtë e kanë thënë në dhjetor.
Ai thotë se Lista Serbe është një shoqëri politike me njerëz të çmendur që nuk duan të kenë sukses në jetën politike, por as nuk duan të dorëzojnë pushtetin dhe ndikimin politik.
Sipas tij, Lista Serbe do të përpiqet t’i pengojë ose t’i bëjë të pamundura zgjedhjet në veri të Kosovës.
“Lista Serbe jo vetëm që dëshiron mos të ketë sukses në zgjedhje, por ajo që dëshiron është të pengojë njerëz të tjerë të çmendur që të dalin për të votuar në zgjedhje, sikur të ishte vota e një njeriu të zakonshëm, që i përket Listës Serbe. Dhe tash nëse Lista Serbe nuk shkon ne zgjedhje nuk mund t’i mbrosh të gjithë me ligj për te drejtën e garancisë dhe a e kane disa grupe dhe si quhen nuk është sekret këtu kane shkruar në mure që kërkonte një lloj brigade veriore. Thjesht mendoj se Lista Serbe, një vit më parë, në mënyrë intensive ka keqtrajtuar disa nga bashkëqytetarët tanë të rinj që vijnë nga familje me gjendje të keqe ekonomike”, shprehet Jabllanoviç.
Kryetari i PSK-së serbe po ashtu ka thënë se Lista Serbe do të përpiqet t’i pengojë ose t’i bëjë të pamundura zgjedhjet në veri të Kosovës me 23 prill.
Jabllanoviç ka folur edhe për emrin e grupit që po kërkohet të formohet në veri e që dyshohet se ka lidhje me Listën Serbe, sipas asaj që ka nisur të shkruhet nëpër mure, Brigada e Veriut.
Ish-ministri për kthim dhe komunitete tregon edhe për kërcënimet që po marrin qytetarët, por kjo sipas tij pas 23 prillit do të marr fund.
Në fund, Jabllanoviç duke u bazuar edhe nga angazhimi që ka pasur me këtë parti, shton se kjo heshtje e Listës Serbe nuk është e mire, sepse ata po përgatiten ose dikush po përgatit diçka në emër të tyre sepse nuk janë të gatshëm ta dorëzojnë pushtetin në mënyrë demokratike.
“Mendoj se kjo heshtje nuk është e mirë dhe mua personalisht më ka lënë atë që kam pasur në të kaluarën përmes aktiviteteve të mia politike dhe ekskursioneve për Listën Serbe, kjo heshtje më thotë se ata po bëjnë diçka ose dikush po përgatit diçka në emër të tyre. Me faktin se unë nuk e di për këtë, Lista Serbe nuk dëshiron të dorëzojë pushtetin. Kjo ishte e pamundur dhe tani komisionet komunale zgjedhore janë të vendosura në ndërtesat e komisariatit, të cilat janë sërish në rregull taktik, por thjesht se nuk shkoni në zgjedhje dhe se parandaloni çdo gjë tjetër, përfshirë institucionet, përfshi edhe shokët tuaj. qytetarët të marrin pjesë në ato zgjedhje, kjo thotë shumë dhe se ju nuk po përdorni asnjë metodë politike dhe demokratike, por përdorni dhunën dhe uzurpimin e pushtetit”, shprehet ai. /Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’