Google ADS

Ponte Prizreni siguron mbijetesën në Superligë

22:31 | 8 Prill 2023
Orgesa Haziri

Ponte Prizreni ka arritur që me fitoren e dytë radhazi të sigurojë mbijetesën në superligën e Kosovës edhe për një sezon tjeterë.

Skuadra nga Prizreni morri fitoren e dytë ndaj Bora-s fituan 91:81.

Prizrenasit ishin më të mirë edhe në sfidën e dytë, ku pjesën e parë e fituan 52:33, ndërsa në atë të dytë nuk rrezikuan fitoren dhe fituan me dhjetë pikë dallim, 91:81, për të qenë pjesë e elitës.

Më të mirët te vendasit ishin Wayne Arnold me 20 pikë e 11 kërcime dhe Urim Zenelaj me 16 pikë e 13 kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Jon Ismajli me 20 pikë e dhjetë kërcime.

Kujtojmë që sfida e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat 86:123 në të mirë të Pontes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme