Nora Gjakova: Kam filluar të ëndërroj për Lojëra Olimpike pasi Majlinda e fitoi medaljen e artë

14:33 | 8 Prill 2023
A. B.

Kampionja olimpike, Nora Gjakova, në Podcast me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, foli për sfidat që i kanë karakterizuar në fillimet e tyre si xhudiste.

Gjakova tregoi se fillimisht kanë ushtruar pa e ditur se pse po e bëjnë këtë gjë, duke qenë se siç u shpreh ajo, në atë kohë, Kosova s’ka qenë e pranuar në asnjë organizatë sportive.

“Ka qenë shumë vështirë në fillim, sidomos për neve që kemi qenë të parat, unë dhe Majlinda, ndoshta kemi ushtuar pa e ditë hapin e radhës, kemi ushtruar pa e ditë për çka po ushtrojmë, Kosova në atë kohë nuk ka qenë e pranuar në asnjë lloj organizate sportive, nuk i kemi ëndërruar garat e tilla të mëdha si kampionate evropiane, botërore, sidomos lojërat olimpike”, tha ajo.

Tutje, Gjakova u shpreh se kishte filluar të ëndërronte për Lojëra Olimpike, vetëm pasi Majlinda e fitoi medaljen e artë.

“Unë kam filluar të ëndërrojë për lojëra olimpike pasi Majlinda e ka fitu medaljen e artë, deri atëherë kam ushtruar pa ndonjë arsye, kam besuar në trajnerin, në punën që po e bën, kam bërë punën që më është dashur në stërvitje, për çka kam shkuar dhe kështu kam vazhduar për një kohë të gjatë”, u shpreh tutje ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme