Sonte ndeshja vendimtare, Ponte Prizreni synon mbetjen në Superligë

14:28 | 8 Prill 2023
A. B.

Sonte do të zhvillohet dueli i dytë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Boras.

Këto dy skuadra përballen në “Play-out”, ku ndeshjen e parë e fituan prizrenasit bindshëm 86:123 dhe janë favoritë për të siguruar Superligën për edicionin, pasi fituesi përcaktohet nga dy ndeshjet.

Prizrenasit kishin përfunduar në vendin e shtatë të Prince Caffe Superligës, ndërkohë Bora ishte finaliste e Ligës së Parë, teksa kishte fituar edhe Kupën e Ligës së Parë.

Takimi zhvillohet nga ora 20:30, në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme